Bota

Arresohet një serb në Kosovë, iu gjet uniformë ushtarake me mbishkrime përçarëse

Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një bluze me kapuç me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake.

k.m
Arresohet një serb në Kosovë, iu gjet uniformë ushtarake me
foto ilustruese

KOSOVË- Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në veri të Kosovës, Bërnjak. Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur një tabelë metalike me mbishkrim, një bluze me kapuç me mbishkrim dhe një uniformë ushtarake.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se është marrë në pyetje edhe shoqëruesi i të dyshuarit në makinë po ashtu shtetas serb.

 

Poll

MOS HUMB