Bota

Mbajti peng vajzën në aeroport, turku dorëzohet pas 18-orësh

Shkaku i veprimeve të tij mund të jetë mosmarrëveshja për kujdestarinë e fëmijëve.

k.m
Mbajti peng vajzën në aeroport, turku dorëzohet pas 18-orësh
foto

GJERMANI- Është dorëzuar 35-vjeçari turk i armatosur që mbante peng fëmijën e tij në aeroportin e Hamburgut. Burri ka mbajtur peng në makinën e tij për mbi 18 orë vajzën e tij 4-vjeçare, por ngjarja ka përfunduar pak më parë dhe 35-vjeçari është arrestuar.

Gazeta Bild raportoi se 35-vjeçari kishte synuan që bashkë me vajzën të hynte në një avion të “Turkish Airlines”, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të alarmit që kanë dhënë autoritetet dhe ndërprerjes së fluturimeve. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër, tha një zëdhënës i policisë federale. Trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut u pezullua menjëherë, ndërsa  terminalet u mbyllën dhe dhjetëra fluturime u anuluan.

Shkaku i veprimeve të tij mund të jetë mosmarrëveshja për kujdestarinë e fëmijëve, tha policia e Hamburgut.

Poll

MOS HUMB