Bota

Arrestohen 544 persona në Turqi, dyshohet se kishin lidhje me organizatën “FETO”

Arrestimet u kryen në 62 nga 81 provincat e fundit duke pasur objektiv persona të infiltruar të FETO-s për të hyrë në nivele të ndryshme të shërbimit shtetëror.

f.t
Arrestohen 544 persona në Turqi, dyshohet se kishin lidhje me
PAMJE NGA ARRESTIMI

TURQI- Një aksioni madh policor është zhvilluar në Turqi, ku 544 persona janë arrestuar. Të arrestuarit akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gulen, të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan e akuzon se qëndron pas përpjekjeve për grusht-shteti në vitin 2016.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Zerlikaya u shpreh në rrjetin social “X” se arrestimet u kryen në 62 nga 81 provincat e fundit duke pasur objektiv persona të infiltruar të FETO-s për të hyrë në nivele të ndryshme të shërbimit shtetëror. Sipas tij disa nga të dyshuarit kanë komunikuar përmes aplikacionit të mesazheve Bylock, të cilin qeveria turke e konsideron të kontrolluar nga Gylen.

“Nuk do t’i lëmë të qetë anëtarët e FETO-s”, tha ministri.

Ankaraja thotë se kleriku Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ishte pas organizmit të tentativës së dështuar për grusht-shtet, në korrik të vitit 2016. Gulen ka mohuar në mënyrë të ripërseritur përfshirjen./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB