Bota

Arrestohet në Greqi kreu i bandës famëkeqe turke

Thuhet se ai ishte arratisur në Greqi në fund të vitit të kaluar pasi mësoi se për të ishin lëshuar 14 urdhër-arreste në Turqi. 

f.t
Arrestohet në Greqi kreu i bandës famëkeqe turke
Ramazan Baygara

GREQI-i një bande famëkeqe të krimit të organizuar me bazë në Adana, Turqi u arrestua në Athinë. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ramazan Baygara, raportojnë mediat greke. 29-vjeçari u arrestua në Ampelokipi, Athinë dhe thuhet se ishte arratisur në Greqi në fund të vitit të kaluar pasi mësoi se për të ishin lëshuar 14 urdhër-arreste në Turqi. 

Autoritetet arritën në gjurmët e turkut, pasi policia gjatë hetimeve srriti në gjurmët e dy turqëve të cilët jetonin me komoditete të mëdha në Kretë, në Chania. Dy turqit, të përfshirë në rrjetet e trafikut të drogës, u arrestuan dhe njëri prej tyre dyshohet se ishte anëtar i bandës në fjalë.

Në shtëpitë e dy turqve u gjetën dokumente që i përkasin 29-vjeçarit dhe nga vlerësimet e autoriteteve dyshohet se dy të arrestuarit kanë ndihmuar Ramazan Baygara, kur ai ka dashur të arratiset nga Turqia. EYP në komunikimin e saj me autoritetet turke bëri me dije mundësinë që kreu i bandës të fshihet në Greqi. Më pas, ai u gjet në Ampelokipi dhe pasi e ndoqën, thirrën Aksionin e Menjëhershëm për arrestimin e tij, në dalje.

29-vjeçari mori drejtimin e bandës, pasi vëllai i tij 36-vjeçar, Bedirhan Baygara, u vra brenda një pasticerie në vitin 2020. Organizata kriminale "Bayğaras" ishte e përfshirë në drogë, armë dhe aktivitete të tjera kriminale. Njëkohësisht ka pasur bashkëpunim edhe me unazat që trafikojnë emigrantë./ZËRI

Poll

MOS HUMB