
SHBA- Astronautët e NASA-s do të fluturojnë me stil, kjo pasi stilimin e veshjeve të tyre hapësinore do e marrë në “dorë” Prada. Shtëpia italiane e modës do të punojë për të dizajnuar kostumet së bashku me një kompani tjetër private, Axiom Space.
Një astronaut i tha BBC-së se mendonte se Prada ishte në gjendje të përballonte sfidën për shkak të përvojës së tyre. Kjo përvojë është ndërtuar jo vetëm në pasarelat e Milanos, por edhe përmes përfshirjes së Prada në garën e lundrimit të Kupës së Amerikës.
"Prada ka përvojë të konsiderueshme me lloje të ndryshme të pëlhurave dhe mund të jetë në gjendje të japë disa kontribute reale teknike në shtresat e jashtme të kostumit të ri hapësinor", tha Jeffrey Hoffman, i cili fluturoi pesë misione të NASA-s dhe ka kryer katër udhëtime në hapësirë.
Në fillim të këtij viti, Axiom zbuloi një kostum hapësinor, i cili tha se do të vishej në misionin e ardhshëm Artemis 3. Kostumi peshonte 55 kg dhe thuhej se ishte më i përshtatshëm për austronautet femra.
Në një njoftim për shtyp, Artemis dhe Prada thanë se do të përdorin "teknologji dhe dizajn inovativ" për të lejuar "eksplorim më të madh të sipërfaqes hënore se kurrë më parë".
Misioni Artemis 3, me dizajnet e Prada, do të ndjekë Artemis 2, i cili do të përfshijë fluturimin e një kapsule rreth Hënës në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të 2025. Artemis 2 do të ketë gruan e parë dhe astronautin e parë me ngjyrë të caktuar ndonjëherë në një mision hënor, konkretisht Christina Kock dhe Victor Glover./Zëri.ai