
MUMBAI- Aktori i Bollywood-it, Saif Ali Khan u godit disa herë me thikë nga një person që iu fut në banesën e tij në Mumbai. 54-vjeçari mori disa plagë thike në shpinë, qafë dhe dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Burime në spital kanë konfirmuar se neurokirurgjia ka përfunduar me sukses, duke i hequr objektin e huaj të vendosur pranë shpinës. Tashmë Saifi po i nënshtrohet një operacioni estetik, i cili pritet të përfundojë pas disa orësh.
"Ai pësoi një dëmtim të madh në kordën kurrizore të kraharorit për shkak të thikës që kishte ngecur në shtyllën kurrizore. Është kryer një operacion për të hequr thikën dhe gjithashtu për të riparuar lëngun kurrizor që rrjedh,"-tha Nitin Dange, një nga mjekët që operoi në orët e para të mëngjesit të sotëm Khan.
Si ndodhi ngjarja?
Sulmi ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit, kur personi hyri në shtëpinë e Saif Ali Khan. Ndërsa Saif ishte në gjumë me familjen e tij, autori u përball me një punonjëse të familjes, e cila u konfrontua e para me sulmuesin. Më pas, autori e goditi Saifin disa herë me thikë gjatë sherrit.

Në momentin kur ndodhi incidenti, gruaja e Saif, Kareena Kapoor Khan, nuk ishte e pranishme në rezidencën e tyre në Bandra.
Ndër yjet më të mirë të vendit, Khan, 54 vjeç, është djali i ish-kapitenit të skuadrës së kriketit të Indisë, Mansur Ali Khan Pataudi dhe aktores Sharmila Tagore. Ai është i martuar me aktoren Kareena Kapoor, me të cilën ka dy djem, Taimur dhe Jeh. Edhe vajza e tij nga një martesë e mëparshme, Sara, është gjithashtu një aktore e Bollywood-it. Khan ka luajtur në disa filma./ZËRI