
IZRAEL- Momente paniku në Aeroportin e kryeqytetit të Izraelit Tel Aviv për kandelarin gjerman Olaf Scholz. Stafi i tij dhe ai vetë u detyruan të zbresin nga avioni pas një alarmi për sulm raketor nga Hamasi. Izraeli pretendon se për të shmangur sulmin ka përdorur sistemin anti-raketor.
Siç mund të shihet dhe video ata shihen duke zbritur me shpejtësi nga avioni ndërsa pasi zbresin shtrihen në tokë. Pasi rreziku kaloi ata u ngjitën sërish në avion për të nisur udhëtimin.
Kancelari Scholz zhvilloi një vizitë në Izrael këtë të martë ku u takua me liderët e vendit. Scholz tha për mediat se ai kishte diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës./Zëri.ai