Bota

Bandat marrin nën kontroll vendin, kryeministri i Haitit jep dorëheqjen!

Henry aktualisht është i bllokuar në Porto Riko pasi u pengua nga bandat e armatosura të kthehej në shtëpi.

f.t
Bandat marrin nën kontroll vendin, kryeministri i Haitit jep
Ariel Henry

HAIT-Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka vendosur që të japë dorëheqjen pas javëve të presionit dhe dhunës në rritje në vendin e varfër. Prej ditësh Haiti po përjeton një valë të dhunës së bandave të armatosura, që në pjesën më të madhe po kontrollojnë kreqytetin Prince si dhe rrugët në pjesë të tjera të vendit, po sulmojnë rajonet e policisë, burgjet dhe gjykatat. 

Henry aktualisht është i bllokuar në Porto Riko pasi u pengua nga bandat e armatosura të kthehej në shtëpi. Në një videomesazh ai njoftoi dorëheqjen e tij, Henry u kërkoi Haitianëve të qëndronin të qetë.

“Qeveria që unë drejtoj do të japë dorëheqjen menjëherë pas instalimit të një këshilli [një tranzicioni]. Dua të falënderoj popullin Haitian për mundësinë që më është dhënë. Unë po u kërkoj të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë dhe të bëjnë gjithçka që munden që paqja dhe stabiliteti të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur,"-tha Kryeministri.

Bandat tashmë kanë shtrënguar kontrollin e tyre në rrugët e kryeqytetit Port-au-Prince dhe kanë sulmuar burgun kryesor për të ndihmuar mijëra të burgosur të arratisen. Ata kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit. Kryeqyteti Port-au-Prince dhe rajoni përreth janë nën një gjendje të jashtëzakonshme njëmujore, ndërsa një shtetrrethimi është zgjatur./ZËRI

Poll

MOS HUMB