Bota

Barron Trump hedh hapat e tij të parë në politikë

k.m.
Barron Trump hedh hapat e tij të parë në politikë
Familja Trump

SHBA- 18 vjeç por duket se është bërë gati për nisur karrierën e tij politike! Bëhet fjalë për djalin më të vogël të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Barron, i cili duket se do të futet në politikë. Ai është zgjedhur si delegat i Floridës në Konventën Kombëtare Republikane. Lajmin e dha kreu i Partisë Republikane. 

Barron do të jetë mes delegatëve që ka të drejtë të emërojë zyrtarisht të atin si kandidatin zyrtar të republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, edhe pse sapo ka mbaruar shkollën e mesme. Në delegacionin e Floridës janë edhe Donald Trump Jr., Eric Trump dhe vajza më e vogël e Trump, Tiffany.

"Ne jemi me fat që kemi një grup të madh udhëheqësish bazë, zyrtarë të zgjedhur dhe anëtarë të familjes Trump që punojnë së bashku si pjesë e delegacionit të Floridës në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 2024,"- tha Evan Power.

Këto zgjedhje, vajza e madhe e Trumpit, Ivanka, e cila shërbeu si këshilltare e babait të saj gjatë kohës që ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, ka zgjedhur që kësaj here të qëndrojë larg syrit të publikut, duke e bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në fushatën e tij të vitit 2024.

Barron është fëmija i vetëm që Trump ka pasur me gruan e tij të tretë, Melania./ZËRI

Poll

MOS HUMB