Bota

Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Mbështetja jonë për Izraelin, e palëkundur

Presidenti amerikan deklaroi se ai vetë dhe administrata amerikane po ndjekin nga afër zhvillimet dramatike në Rripin e Gazës

D.XH
Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Mbështetja jonë për
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

IZRAEL – Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Biden ka deklaruar se SHBA dënon pa mëdyshje këtë sulm ndaj Izraelit. Kreu i shtetit amerikan ka siguruar Neyanyahun, se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleate e palëkundur e shtetit izraelit.

Mesazhi i Biden në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit, Netanyahu: Terrorizmi nuk justifikohet kurrë. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij. Shtetet e Bashkuara paralajmëron çdo palë tjetër armiqësore ndaj Izraelit, që kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Mbështetja e administratës sime për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur.

Unë dhe administrata amerikane po ndjekim nga afër zhvillimet dramatike që po ndodhin në Izrael. Uashingtoni është aleati juaj më i madh.

Sot, grupi militant palestinez Hamas ka sulmuar me raketa disa qytete izraelite, duke vrarë më shumë se 100 persona. Izraeli u hakmor, duke vrarë së paku 198 palestinezë e plagosur 1600 persona të tjerë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB