Bota

Biden e quajti “bir kur*e të çmendur”, Rusia i dërgon notë proteste SHBA-së

Ambasadori rus në SHBA ka theksuar se nuk ka gjasa që situata aktuale të zgjidhet me falje të thjeshta. 

f.t
Biden e quajti “bir kur*e të çmendur”, Rusia i
Vladimir Putin dhe Joe Biden

RUSI- Kremlini ka akuzuar Joe Biden për përpjekje për t'u dukur si një "kauboj i Hollivudit" pasi presidenti amerikan e quajti Vladimir Putinin "një bir kur*e të çmendur". Moska i ka dërguar një “notë të fortë proteste” Departamentit Amerikan të Shtetit për shkak të deklaratave fyese të presidentit amerikan.

“Dërguam një notë të fortë proteste për shkak të natyrës së egër dhe papranueshmërisë së fyerjeve të udhëheqjes amerikane ndaj presidentit rus. Gjithçka duket se po provokon Rusinë të ndërmarrë hapa emocionalë të hakmarrjes. Është e qartë se paturpësia, sharjet, deklaratat e vrazhda nuk shërbejnë për të forcuar sigurinë strategjike, e cila është aq e nevojshme për botën në kushtet aktuale historike”,-njoftoi ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, raporton Blic.rs.

Ai ka theksuar se nuk ka gjasa që situata aktuale të zgjidhet me falje të thjeshta. Sipas fjalëve të tij, "retorika e papranueshme e Biden tregon pafuqinë dhe mungesën e sensit të përbashkët në politikën ndaj Rusisë".

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti dje presidentin rus Vladimir Putin një " bir kur*e të çmendur", duke deklaruar se për shkak të tij dhe të tjerëve, ai gjithmonë duhet të shqetësohet për një konflikt të mundshëm bërthamor, edhe pse, siç tha ai, ndryshimi klimatik është ekzistencial dhe kërcënim për njerëzimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB