Bota

Bllokimi i qytetarëve në kufi nga Serbia, Osmani: Përgjegjësi i vetëm është Vuçiç

Osmani u ka bërë thirrje partnerëve për veprim të shpejtë.

f.t
Bllokimi i qytetarëve në kufi nga Serbia, Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bllokimit të 300 qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare nga Serbia për disa orë. Në një postim në "X", Osmani shkruan se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ju hap rrugë anëtarësimit të Kosovës. Për rastin Osmani bëri përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa i ka bërë thirrje partnerëve për veprim të shpejtë.

"Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë,"-shkruan Osmani.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri sot kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB