Bota

Zv/drejtori i Policisë dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe, mediat e Kosovës: Po keqtrajtohet!

Këtë ndalesë autoritetet e Serbisë e kane arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviçit.

f.t
Zv/drejtori i Policisë dërgohet në Rashkë nga autoritetet
Dejan Jankoviç

SERBI- Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është dërguar është ndaluar sot nga autoritetet serbe në Pikën Kufitare në Jarinjë, në një kundërpërgjigje hakmarrëse të Serbisë ndaj votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Portali i Kosovës Dukagjini raporton se Jankoviç është dërguar në Rashkë, ku dyshohet se po keqtrajtohet. Këtë ndalesë autoritetet e Serbisë e kane arsyetuar si “Shkelje e rendit kushtetues” nga ana e Jankoviçit. Për këtë ndalim ka reaguar edhe, Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka thënë ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është Jankoviç.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim” – ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri sot kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë as para dhe as të ktheheshin pas. Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim” dhe gjëndja shëndetësore e një prej udhëtarëve u përkeqësua, duke u dërguar për mjekim urgjent në Beograd. 

Veprimi i Serbisë solli reagime të ashpra edhe nga ndërkombëtarët, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e ndjekur nga afër situatën e krijuar. Stano u shpeh se Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë dhe duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Bllokimi i qytetarëve erdhi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar dje që Kosova të bëhet anëtare e Këshilit Evropian./ZËRI

Poll

MOS HUMB