
BRITANI - Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka thënë se Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët është e përshtatshme për epokën moderne, ku ne po jetojmë.
Braverman tha se të qenit grua apo homoseksual nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil.
Ajo do të mbajë një fjalim më American Enterprise Institute, një institut i qendrës së djathtë në Uashington DC, për të treguar planet e saj për të menaxhuar krizën e refugjatëve.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj kohe, pavarësisht legjislacionit të miratuar nga Boris Johnson dhe Rishi Sunak dhe zotimit të kryeministrit për të “ndaluar anijet”.
Kjo nuk është hera e parë që Suella Braverman vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar, teksa ka shprehur më herët pakënaqësi ndaj Konventave Europiane të të Drejtave të Njeriut./Zëri.ai/