Bota

Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në Palermo! Francesa Donato: E kanë vrarë!

Onorato, një arkitekt dhe pronari i një dyqani mobiljesh, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate u gjet i pajetë në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa me një litar të lidhur në qafë.

k.m.
Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vdekur në Palermo! Francesa
Francesca dhe Angelo Onorato

ITALI- Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i vdekur ditën e sotme në Palermo.

Sipas mediave italiane, Onorato, një arkitekt dhe pronari i një dyqani mobiljesh, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate u gjet i pajetë në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa me një litar të lidhur në qafë. Ndaj ka dyshime se mund të jetë mbytur pasi në qafe kishte një shirit plastik si ai që përdornin elektricistët.

Po ashtu, dera e pasme e veturës ishte e hapur, ndërsa viktima ishte ulur në sediljen e parë të shoferit. Përveç shiritit plastik rreth qafës, sipërmarrësit Angelo Onorato i është gjetur edhe një njollë gjaku në anën e djathtë të gjokësit, por ka dyshime se mund t'i ketë dalë nga goja teksa mbytej.

Angelo ka vdekur, e vranë”, u tha eurodeputetja Francesca Donato disa anëtarëve të DC-së të cilët e pyetën se çfarë i kishte ndodhur burrit të saj. Duket se Angelo, sipërmarrës, kishte një takim me dikë dhe se pranë Via Ugo La Malfa, ku u gjet makina, ishte vendi i zgjedhur për të biseduar. Por edhe pse e shoqja kishte tentuar disa herë që ta kontaktonte nuk kishte mundur që të lidhej me të. Ndaj e lokalizoi pozicionin e makinës me anë të GPS-it. 

Megjithatë atje kishte shkuar ndërkohë Policia, pasi disa kalimtarë e kishin parë viktimën në mjet dhe kishin kërkuar ndihmën e shpejtë, por për të duket se ishte vonë. I riu kishte ndërruar jetë./ZËRI

Poll

MOS HUMB