Bota

Europol dërgon bisedat “SKY ECC”, edhe policët greke ishin "blerë", zjarrfikësi ishte kthyer në vrasës me pagesë

Media greke "MEGA" ka zbuluar se oficerët e policisë greke që shërbenin në Atikë përdornin rrjete të inkriptuara që të mos kapeshin teksa komunikonin me kriminelë.

k.m.
Europol dërgon bisedat “SKY ECC”, edhe policët greke ishin
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar lidhjet e krimit me Policinë greke falë mesazheve të shkëmbyera në aplikacionin "SkyECC". Në vazhdën e aksionit të koordinuar nga DEA amerikane ku u kapën 310 kg kokainë që ishte fshehur në karkaleca dhe po vinte në Shqipëri, duket se trafikantët kishin marrë një garanci nga efektivët e Policisë. Media greke "MEGA" ka zbuluar se oficerët e policisë greke që shërbenin në Atikë përdornin rrjete të inkriptuara që të mos kapeshin teksa komunikonin me kriminelë. Por më i përdoruri duket se edhe në Greqi ka qenë rrjeti "SKY-ECC". 

SKY–ECC ishte një aplikacion, i krijuar nga kompania Sky Global me seli në Kanada ku ishin "abonuar" 171,000 kriminelë pasi kishin garanci se mesazhet e tyre nuk do të dilnin kurrë në dritë. Kjo platformë komunikimesh “të padukshme” përdorej nga rrjete e krimit që merreshin me trafikun e kokainës, heroinës, metamfetaminës etj. Nga këto mesazhe në Greqi është zbuluar se një zjarrfikës ka qenë i përfshirë në një aksion kur mbeti i vrarë një efektiv i identifikuar si Giorgos Lyggeridis. Zjarrfikësi është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për rreth 28 krime, që ai dyshohet se i ka kryer për llogari të një organizate kriminale. 

Disa nga veprat penale që ai akuzohet janë: vrasje me dashje, prodhim të mjeteve shpërthyese, mbajtje të mjeteve ndezëse dhe shpërthyese, zhvatje, grabitje me bashkëpunim, dhunë ndaj punonjësve të policisë, e shumë të tjera. 

Vetëm se tani në këto mesazhe që kanë zbuluar nga belgët dhe francezës, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që të mos përdoren si prova në proceset penale, pasi janë përftuar në mënyrë joligjore. Vendimi është marrë pasi me datë 19 tetor 2022, gjykata e Berlinit në Gjermani, i është drejtuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë për të sqaruar, se si duhej të vepronte me bisedat e rrjeteve të kriptuara Encrochat dhe SkyeCC, që ishin përfituar nga një ndërhyrje e jashtme në sistem prej autoriteteve franceze. Afro 18 muaj më vonë, Gjykata Europiane e Drejtësisë shpalli vendimin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB