
KOSOVË- Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka "sulmuar" presidentin Vuçiç në një postim të bërë së fundmi në platformën "X", ku ai e cilëson analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit.
“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.
An illiterate head of state, once a propaganda tool for the butcher of Balkans, is a stark reminder of the dangers of manipulation and ignorance in leadership. History teaches us the perils of such alliances. #RussiaPuppet #MillosevicsPropagandaMinister #GenocideDenier pic.tëitter.com/Om9kM0ZA16
— Prindon Sadriu ???????? (@PrindonSadriu) March 3, 2024
Reagimi i Sadriut vjen pas deklaratës së bërë më herët nga presidenti serb, në të cilën shprehej se Serbia do të detyrohej të merrte vendime të ndryshme, ku përmes tyre do të dërgojë pagesat për serbët e Kosovës./ZËRI