Bota

Caktohet data, ja kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.

f.t
Caktohet data, ja kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në
foto ilustruese

KOSOVË-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e vitit 2025 datën kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë. Në dekretin e nënshkruar nga Osmani thuhet se caktimi i datës së zgjedhjeve u bë pas konsultimeve me partitë politike dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Caktohet data, ja kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në
DEKRETI

Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti./ZËRI

Poll

MOS HUMB