Bota

COP29/ Udhëheqësit botërorë takohen në Baku për klimën

COP është organi vendimmarrës i asaj marrëveshjeje, e cila u nënshkrua në vitin 1992. Vendet takohen çdo vit për të negociuar qasjet më të mira për të trajtuar shkaqet rrënjësore të ndryshimeve klimatike.

Redaksia Zëri
COP29/ Udhëheqësit botërorë takohen në Baku për
Foto ilustruese

BAKU- Konferenca e 29-të e Kombeve të Bashkuara për klimën ka filluar, me diplomatë që kanë zbarkuar në Baku, Azerbajxhan. COP29, takimi më i rëndësishëm në botë për ndryshimet klimaterike do të zhvillohet nga 11-22 nëntor në Baku. Takimi udhëhiqet nga OKB-ja dhe vendet që kanë ratifikuar një traktat të quajtur UNFCCC (Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike).

COP është organi vendimmarrës i asaj marrëveshjeje, e cila u nënshkrua në vitin 1992. Vendet takohen çdo vit për të negociuar qasjet më të mira për të trajtuar shkaqet rrënjësore të ndryshimeve klimatike.

CILI DO TË JETË REZULTATI I COP29?

Takimi i këtij viti do të sillet rreth përpjekjeve për të grumbulluar fondet e nevojshme për të ulur ndotjen dhe për t'u përshtatur me motin që po ndryshon. Vendet e pasura humbën një objektiv për t'u siguruar vendeve të varfra 100 miliardë dollarë në vit në financimin e ndryshimeve që ato duhet të bëjnë për të mbrojtur mjedisin. Vendet e varfra tani po kërkojnë 1 trilion dollarë në vit deri në vitin 2030 - duke përfshirë paratë për të rregulluar shkatërrimet që ka lënë pas moti ekstrem. 

A DO TË KA SUKSES COP29?

Më shumë se 32,000 pjesëmarrës janë regjistruar për konferencën, por vëzhguesit nuk presin që ata të sjellin ndryshime transformuese.

Disa liderë të shquar botërorë po e anashkalojnë samitin dhe po dërgojnë deputetë në vend që të shkojnë vetë në këto takime, këtu përmendim Ursula von der Leyen nga BE, Joe Biden, Xi Jinping dhe Olaf Scholz. Papua Guinea e Re ka zgjedhur bojkotin në shenjë proteste ndaj dështimit të vendeve të pasura për të përmbushur premtimet e tyre.

Cili është efekti i ndryshimit të klimës?

COP29/ Udhëheqësit botërorë takohen në Baku për

Një rritje mesatare globale e temperaturës prej 1.2C mund të mos duket shumë. Megjithatë, ka pasur një efekt të madh në mjedis, duke përfshirë: motin ekstrem, valë të të nxehtit dhe reshje të dendura që janë përkthyer në përmbytje; shkrirje të akullnajave që kontribuuon në ngritjen e nivelit të detit; oqeane më të ngrohta , të cilat mund të nxisin stuhi dhe uragane më intensive dhe të dëmtojnë jetën e egër si shkëmbinj nënujorë koralorë. Por edhe jetët e njerëzve po ndryshojnë. Për shembull, në vitin 2022, disa zona të Afrikës Lindore pësuan thatësirën më të keqe në 40 vjet, e si pasojë më shumë se 20 milionë njerëz ishin në rrezik nga uria. 

Këtë vit, valët intensive të të nxehtit evropian çuan në një rritje anormale të vdekjeve në të gjithë kontinentin.

Por ekspertët thonë se kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka të ngjarë të ketë një efekt jashtëzakonisht negativ në veprimin e ndryshimeve klimatike në afat të shkurtër, por ndikimi afatgjatë i rizgjedhjes së tij si president i SHBA është më pak i sigurt. Me takimin e liderëve botërorë në COP29, fitorja e Trump do të shihet si një pengesë e madhe për përparimin si në uljen e emetimeve ashtu edhe në mbledhjen e parave për vendet në zhvillim.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së është skeptik ndaj ndryshimeve klimaterike, pasi i ka cilësuar projektet për të rritur "energjinë egjelbërt" si mashtrim. Ndërsa qëndrimi i tij për ndryshimet klimaterike nuk luajti shumë rol në fushatën e këtij viti, veprimet e mundshme të Trump kur të marrë detyrën mund të jenë shumë më domethënëse se në vitin 2017 - kur ai njoftoi se SHBA do të tërhiqej nga marrëveshja e Parisit për klimën, procesi më i rëndësishëm i OKB-së për të trajtuar ndryshimet klimatike./ZËRI

Poll

MOS HUMB