
BEOGRAD - Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se Serbia po përballet me një periudhë të turbullt dhe se pret presion më të fortë ndaj Kosovës deri në mars. "Në muajt e pare të 2024 do të ketë presion rreth Kosovës. Deri në mars, ai presion do të përqendrohet për të takuar edhe më shumë përfaqësuesit e Prishtinës", tha Daçiç për TV Pink dhe shtoi se pritet një periudhë e trazuar edhe për Republikën Srpska.
Ai vlerësoi se Prishtina vazhdon të keqpërdorë dialogun dhe po bën gjithçka për ta komplikuar situatën në Kosovë dhe për të përshkallëzuar më tej. Daçiç tha gjithashtu se opozita kishte bërë një llogaritje të gabuar në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve dhe kishin shpresuar në mënyrë të dëshpëruar se mund të ketë ndryshime të mëdha politike.
“Opozita nuk ka mbështetjen e qytetarëve, sidomos pas këtyre skenave të ndërhyrjes së dhunshme në Kuvendin e Serbisë. Ata kërkuan zgjedhje dhe ndoshta nuk e prisnin që Vuçiçi të pranonte që të mbahen zgjedhje të reja. Dihej që në fillim se në nivel republike nuk kishte asnjë shans që të ketë ndryshime të mëdha politike”, tha Daçiç.
Serbia është përballur me protesta masive, teksa opozita ka akuzuar presidentin Vuçiç se ka vjedhur zgjedhjet./ZËRI/