Bota

Deklarata e fortë e Macron për Beogradin: Serbët e Kosovës janë viktimat e deklaratave të pamatura!

Macron deklaroi se serbët në Kosovë janë viktimat kryesore të deklaratave të pamatura.

I.F
Deklarata e fortë e Macron për Beogradin: Serbët e Kosovës
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

PARIS-BEOGRAD- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Gjatë një mesazhi ai deklaroi publikisht se personalisht do të anagzhohet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Macron gjithashtu bëri me dije se do t’i përkushtohet krijimit të Asosacionit te komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Presidenti francez, ndër të tjera tha se ai do të përpiqet të ruaj paqen në rajon dhe serbët që jetojnë në Kosovë të respektojnë ligjin, pa hequr dorë nga identiteti i tyre. Ai deklaroi se serbët në Kosovë janë viktimat kryesore të deklaratave të pamatura.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola me guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e SHBA-së, donim të ndihmonin rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë. Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Unë personalisht do të mbetem i angazhuar, pasi jam i sigurt se edhe BE-ja në tërësi do të mbetet, te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, thuhet në mesazhin e Macronit.

Ai i bëri thirrje Serbisë dhe të rinjve në Beograd që ta zgjedhin paqen dhe rrugën drejt normalizimit të situatës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB