Bota

DETAJI nga mbledhja në OKB/ Kosova nuk përmendet në tryezë (FOTO)

Nuk dihet arsyeja pse në tabelë nuk është shkruajtur emri i shtetit përfaqësues, ai i Kosovës. 

f.t
DETAJI nga mbledhja në OKB/ Kosova nuk përmendet në tryezë
Aleksandër Vuçiç dhe Vjosa Osmani

SHBA-Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku do të raportohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Por teksa palët po diskutojnë, një detaj është vënë re në tryezat e homologëve.

Përpara vendit ku është ulur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkruhet Serbia, ndërsa përballë presidentets së Kosovës, në tabelë shkruhet, vetëm Vjosa Osmani. Nuk dihet arsyeja pse në tabelë nuk është shkruajtur emri i shtetit përfaqësues, ai i Kosovës. 

DETAJI nga mbledhja në OKB/ Kosova nuk përmendet në tryezë
MBISHKRIMET

Seanca e sotme po zhvillohet në lidhje me tensionet e zhvilluara së fundmi në Kosovë. Në këtë takim do të prezantohet raporti i rregullt gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut./ZËRI

Poll

MOS HUMB