Bota

Dhunoi brutalisht të dashurën pasi u ul pranë një çifti homoseksual, arrestohet manjati i 'sheqerit'

Vajza kishte shenja të shumta në pjesën e fytyrës, të shkaktuara nga dhuna.

E.K
Dhunoi brutalisht të dashurën pasi u ul pranë një
Alexander "Nico" Fanjul

SHBA- Alexander "Nico" Fanjul, familja e të cilit zotëron dhe operon kompani filiale si Florida Crystals dhe American Sugar Rafining u arrestua pasi e dashura e tij u tha autoriteteve se mendonte se do ta vriste. Trashëgimtari 38-vjeçar i një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të sheqerit në Amerikë u arrestua javën e kaluar pasi dyshohet se kishte rrahur të dashurën e tij, pasi dyshohet se ishte "i zemëruar" që ata ishin ulur pranë një çifti homoseksual në një steakhouse në Florida.

Alexander "Nico" Fanjul, familja e të cilit zotëron dhe operon kompani filiale si Florida Crystals, Domino Sugar dhe American Sugar Rafining, u arrestua në Palm Beach më 28 janar pasi e dashura e tij u tha autoriteteve se mendonte se ai do ta vriste.

Kur policët mbërritën, ata dëgjuan një grua duke bërtitur, "Largohu nga unë", sipas një raporti të policisë. Ata e gjetën Fanjulin "duke sulmuar të dashurën" e cila ishte "në dysheme dhe kërkonte ndihmë". Vajza kishte shenja të shumta në pjesën e fytyrës, të shkaktuara nga dhuna./ZËRI

Poll

MOS HUMB