Bota

Disa orë pas bisedimeve për paqe, Rusia sulmon Ukrainën, 9 viktima

Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një dron rus goditi autobusin që po udhëtonte drejt Sumy.

I.F
Disa orë pas bisedimeve për paqe, Rusia sulmon Ukrainën, 9
Pamje nga vendngjarja

UKRAINË- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me dron rus ndaj një autobosi pasagjerësh në qytetin Bilopillia, Ukrainë. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një dron rus goditi autobusin që po udhëtonte drejt Sumy.

Kreu i administratës rajonale, Oleh Hryhorov, e përshkroi incidentin si një akt “çnjerëzor”. Sipas “BBC”, në vendngjarje ndodhen ekipe mjekësore, personel i shërbimeve të emergjencës dhe policia, të cilët po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të mbledhur dëshmitë për rrethanat e sulmit.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pas zhvillimit të bisedimeve të para të drejtpërdrejta për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës që nga viti 2022, të mbajtura në Stamboll të Turqisë. Edhe pse nuk pati përparim konkret, palët ranë dakord për një shkëmbim të ndërsjellë të 1000 robërve të luftës në ditët në vijim.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nisi në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë luftimet kanë shkaktuar mijëra viktima dhe zhvendosje masive të civilëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB