Bota

'Do bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë fitoren e tyre'/ Rusia i përgjigjet Macron

Duke folur në një konferencë shtypi pasi priti një samit për të diskutuar Ukrainën të hënën, Macron u tha gazetarëve se ndërsa ai dhe 21 liderët e tjerë evropianë të pranishëm nuk ranë dakord për vendosjen e personelit ushtarak, perspektiva u diskutua hapur.

a.l
'Do bëjmë çdo gjë që ta ndalojmë fitoren e
Emmanuel Macron

FRANCË-  Kremlini i është përgjigjur deklaratave të Macron, i cili nuk përjashtoi një dislokim ushtarak në mbështetje të Kievit përballë tensioneve në rritje me Moskën. Zëdhënësi, Dmitry Peskov paralajmëroi se ky vendim nuk është aspak në favor të tyre pasi do të shihet si një element i rëndësishëm në konflikt. 

“Nuk është aspak në interesin e atyre vendeve dhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë” , u tha gazetarëve Dmitri Peskov.

Presidenti francez Emmanuel Macron diskutoi hapur mundësinë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të fitojë luftën kundër Rusisë, një përshkallëzim i madh potencial në luftën më të madhe tokësore që Evropa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja

Duke folur në një konferencë shtypi pasi priti një samit për të diskutuar Ukrainën të hënën, Macron u tha gazetarëve se ndërsa ai dhe 21 liderët e tjerë evropianë të pranishëm nuk ranë dakord për vendosjen e personelit ushtarak, perspektiva u diskutua hapur.

"Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar që Rusia të fitojë këtë luftë", tha ai.

Megjithatë, Macron njoftoi se do të krijohej një koalicion i ri për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë.

"Ne jemi në një moment kritik në këtë konflikt që kërkon që ne të marrim iniciativën," tha Macron.

Me 60 miliardë dollarë fonde amerikane për Ukrainën të mbajtura nga republikanët në Kongres , barra i është zhvendosur Evropës për të ndihmuar në armatimin e Ukrainës ndërsa ajo përpiqet të shmangë një ushtri të ringjallur ruse./ZËRI

Poll

MOS HUMB