Bota

'Do digjet në ferr'/ 39-vjeçarja hedh në erë shtëpinë e ish-it

Talbot u akuzua për zjarrvënie të qëllimshme dhe u dënua me gjashtë vjet burg.

E.K
'Do digjet në ferr'/ 39-vjeçarja hedh në erë
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRITANI- Lauren Marie Talbot, 39 vjeçe është vënë në prangat e policisë britanike pasi tentoi të hidhte në erë shtëpinë e ish-të dashurit. Ajo la një bombol gazi të ndezur jashtë banesës së ish-të dashurit të saj në Northampton dhe u largua, ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, pasi ish-i nuk ishte në banesë.

@dailymirror Woman bIew up ex's front door after scrawling 'burn in hell' on the wall #dailymirror #breakingnews #exboyfriend #fyp #crime #police ♬ original sound - Daily Mirror

Kjo nuk është hera e parë që 39-vjeçarja ka probleme me drejtësinë. Në dhjetor 2022, ajo u akuzua se i vuri flakën banesës së saj. Kur zjarrfikësit u futën në banesë gjetën të shkruar në mur: Ky apartament mund të digjet në ferr.

Talbot u akuzua për zjarrvënie të qëllimshme dhe u dënua me gjashtë vjet burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB