
FINLANDË- Një grupi terrorist i ekstremit të djathtë, me aktivitet në Finlandë, kishin në plan që të eliminonin ish-kryeministren Sanna Marin. Por me një mënyrë të padëgjuar më parë, duke përdorur armë 3D. Lajmi është zbuluar "The Times", të dyshuarit akuzohen se kanë përdorur printera 3D për të prodhuar armë, në përpjekje për të nxitur "një axhendë" që do të niste nëj luftë racore. Plani ishte që Marin të ekzekutohej në kohën kur ende mbante postin e kryeministres.
Aktualisht 4 persona po gjykohen, njëri prej tyre për vepra penale me armë zjarri dhe tre të tjerët përballen me akuza për terrorizëm. Dy nga të pandehurit diskutuan hapur vrasjen e Marin në një takim të Partisë Social Demokrate në Lahti në vitin 2022.
Gjatë marrjes në pyetje, njëri nga të arrestuarit tha: Bisedat ishin tallëse. Unë jam haptazi etno-nacionalist, e di se në çfarë ndodh kur ka shumë etni në të njëjtën hapësirë. Këto etni fillojnë të ndjekin interesat e tyre si grup dhe kjo nuk çon në asgjë të mirë për finlandezët. Megjithatë, nuk kisha në plan të qëlloja njerëz apo të hidhja në erë ndonjë objekt.
Ndërsa hetuesi i çështjes, Tuomas Kuure i tha transmetuesit finlandez YLE se grupi përdorte gjithmonë termat 'luftë racore' dhe 'nxitje'.