
BRITANI E MADHE-Policia britanike sekuestroi një rekord 5.7 ton kokainë më 8 shkurt në një kontejner në portin e Southampton, sipas një njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).
Raportohet se droga ishte fshehur në një ngarkesë banane nga Amerika e Jugut. Kokaina arrin një vlerë prej më shumë se 450 milion paund. Studiuesit e NCA besojnë se destinacioni përfundimtar i mallrave ishte Hamburgu.
Në muajt e fundit, sasi të mëdha të kësaj droge janë sekuestruar nga autoritetet e Holandës, Belgjikës dhe Spanjës, pra të tre vendeve europiane që konsiderohen si portat kryesore të importit të kokainës, e cila vjen kryesisht nga Panamaja, Kolumbia dhe Ekuadori. Një total prej 116 ton kokainë u kapën në portin belg të Antëerp vitin e kaluar, një rekord, ndërsa autoritetet holandeze thanë se kapën 59.1 ton kokainë në të njëjtën periudhë./ZËRI