Bota

E rëndë në Ekuador! Vritet kryebashkiakja 27-vjeçare dhe këshilltari i saj, Policia kërkon autorët

Garcia i përkiste partisë Lëvizja e Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa.

k.m.
E rëndë në Ekuador! Vritet kryebashkiakja 27-vjeçare dhe
Vendi ku i gjetën pa jetë

KUITO- Kryebashkiakja e qytetit bregdetar të San Vicente, Brigitte Garcia, dhe një punonjës i stafit të saj u gjetën të vrarë në një makinë. Mediat vendase bënë me dije se bashkë me 27-vjeçaren u vra edhe Jairo Loor, drejtori i saj i komunikimit.

E rëndë në Ekuador! Vritet kryebashkiakja 27-vjeçare dhe
Brigitte Garcia

"Të dy kishin plagë armësh zjarri,"- tha policia në një deklaratë.

Sipas Reuters, Garcia i përkiste partisë Lëvizja e Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa. Correa dhe Luisa Gonzalez, kandidatja presidenciale e partisë, e cilësuan vrasjen e Garcias një atentat mafioz.

"Nuk kam fjalë, jam shokuar, askush nuk është i sigurt në Ekuador ASKUSH,"- tha Gonzalez.

Garcia është figura e fundit politike në vend që u vra pas vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, gushtin e kaluar. Ky i fundit ishte një kritik i zëshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar, por u vra ndërsa po largohej nga një aktivitet fushate dy javë para zgjedhjeve.

Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e emergjencës në janar dhe shpalli 22 grupe kriminale si organizata terroriste. Gjendja e jashtëzakonshme u zgjat në fillim të këtij muaji./ZËRI

Poll

MOS HUMB