Bota

Edhe këtë e dëgjuam! Aktori i njohur turk blen shkollën e tij fillore...dhe e shemb: Mësuesit më rrihnin

Tani që është i famshëm dhe i pasur, vendosi që të merrte hak...ndaj shkollës. 

k.m.
Edhe këtë e dëgjuam! Aktori i njohur turk blen shkollën e
Caglar Ertugrul

TURQI- Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, por më të ftohtë se kaq nuk kishim dëshmuar ndonjëherë! Aktori turk Caglar Ertugrul bleu shkollën e tij fillore dhe...e shembi! Po, po! Vendosi që ta hidhte në tokë si hakmarrje ndaj mësuesëve, të cilët e kishin rrahur dhe bullizuar gjatë viteve të vegjëlisë. E tani që është i famshëm dhe i pasur, vendosi që të merrte hak...ndaj shkollës. 

Edhe këtë e dëgjuam! Aktori i njohur turk blen shkollën e
Caglar Ertugrul

"Mësuesit e mi të shkollës fillore më rrihnin gjithmonë, kështu që unë bleva shkollën plotësisht dhe e prisha,"-shkruan ai, duke i bërë edhe 'tag' shkollës fillore 'Salih Isgoren', në Izmir. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Caglar Ertugrul (@caglarertugrul)

Por veprimi i tij ka ngjallur reagime të ndryshme. Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke.

Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.

Caglar  Ertugrul ka lindur më 5 nëntor 1987 dhe ka fituar çmimin Golden Butterfly për aktorin më të mirë në një komedi romantike në 2020 për rolin e tij në filmin "Afili Ask" dhe çmimin e aktorit më të mirë në një seri televizive në 2021 për rolin e tij në filmi "Teskilat". Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë turk të dramave turke./ZËRI

Poll

MOS HUMB