Bota

Ekzekutim mafioz në Gjermani, burri qëllohet me plumb në kokë pranë stacionit të trenit

Policia thotë se ka identifikuar si viktimën ashtu dhe autorin, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije

E.K
Ekzekutim mafioz në Gjermani, burri qëllohet me plumb në
Gjermani

GJERMANI- Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Stacionin Qendror të Frankfurtit, ku një person është qëlluar me plumba në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar papritur në kokë një person tjetër.

Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit.

“Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i policisë Björn Thies. Stacioni Qendror i Frankfurtit u mbyll plotësisht për 25 minuta pas krimit.

Poll

MOS HUMB