Bota

Elon Musk mohon romancën me Giorgia Melonin: Është edhe më e bukur brenda se jashtë...

Elon Musk tha se nuk kishte asgjë romantike mes tyre edhe pse pati shumë thashetheme pas takimit të tyre në New York.

k.m.
Elon Musk mohon romancën me Giorgia Melonin: Është edhe më e
Giorgia Meloni dhe Elon Musk

SHBA- Manjati Elon Musk hodhi poshtë çdo aludim se ka një romancë mes tij dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni. Në rrëfimin e tij për mediat e huaja, ai tha se nuk kishte asgjë romantike mes tyre edhe pse pati shumë thashetheme pas takimit të tyre në New York.

“Isha atje me mamin. Nuk ka asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni,”-tha miliarderi amerikan i teknologjisë Musk në "X", shoqëruar me një foto tijën dhe të Melonit.

Musk i dhuroi kryeministres italiane "Çmimin Global Citizen" nga Instituti i Këshillit Atlantik, e gjatë fjalimit e përshkroi si: një grua që është edhe më e bukur brenda se jashtë.

"Është autentike, e ndershme dhe e zhytur në mendime,"-shtoi Musk.

Kryeministrja italiane u përgjigj po ashtu me lëvdata për Musk. Më pas, ajo mbajti një fjalim pasionant në mbrojtje të vlerave perëndimore, e në fund, Musk – i cili ishte ulur pranë nënës së tij – u ngrit në këmbë dhe duartrokiti.

Sipërmarrësi amerikan dhe liderja italiane janë takuar disa herë në vitet e fundit dhe janë bashkuar me shqetësimin e tyre për rënien e nivelit të lindjeve në Perëndim dhe interesin për potencialin e inteligjencës artificiale. Musk, i cili udhëtoi disa herë në Romë dhe mori pjesë në festivalin e partive politike të Melonit në dhjetor, ka vlerësuar gjithashtu qeverinë italiane për politikën e saj të ashpër të emigracionit.

Në muajt e fundit, ai ka mbështetur publikisht ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit në SHBA dhe ka mbështetur figura të tjera politike të krahut të djathtë; presidentin e ri të Argjentinës Javier Milei dhe konservatorin brazilian Jair Bolsonaro./ZËRI

Poll

MOS HUMB