Bota

Çfarë po ndodh? Facebook, Instagram dhe Messenger sërish jashtë funksionit

Përdoruesit nga e mbarë bota ankohen se fotografitë e tyre janë të padukshme për të gjithë miqtë e tyre, se nuk mund të shohin mesazhet, aktivitetin e miqve dhe ka pasur raste që nuk mund të hyjnë në listën e miqve.

f.t
Çfarë po ndodh? Facebook, Instagram dhe Messenger sërish
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Përdoruesit e rrjeteve sociale në të gjithë botën po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të Facebook, Messenger dhe Instagram. Përdoruesit janë vënë sërish në alarm pasi nuk mund të lëvizin, të postojnë ose të kontaktojnë miqtë dhe familjarët e tyre.

Ndërprerja u shfaq rreth orës 10:45 të mëngjesit, duke prekur SHBA-në, Britaninë e Madhe, pjesë të Evropës dhe Azisë. Lajmi për problemet në punën e Facebook-ut është konfirmuar edhe në uebsajtin “Down detector”, si dhe në disa media botërore. “Down detector” ka raportuar probleme me aplikacionet, faqet e internetit dhe përdoruesit që hyjnë në llogari.

Çfarë po ndodh? Facebook, Instagram dhe Messenger sërish
GRAFIKU
Çfarë po ndodh? Facebook, Instagram dhe Messenger sërish
GRAFIKU

Përdoruesit nga e mbarë bota ankohen se fotografitë e tyre janë të padukshme për të gjithë miqtë e tyre, se nuk mund të shohin mesazhet, aktivitetin e miqve dhe ka pasur raste që nuk mund të hyjnë në listën e miqve. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi problemin, por ka 15 ditë që kur platformat e mediave sociale u mbyllën për shkak të një problemi të brendshëm nuk po funksionojnë si më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB