Bota

“Fitorja ndaj Hamasit”, Netanyahu takim me Trump, fokus forcimi i marrëdhënieve Izrael-SHBA

Ky do të jetë takimi i parë i liderit amerikan me një zyrtar të lartë të huaj që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

I.F
“Fitorja ndaj Hamasit”, Netanyahu takim me Trump, fokus forcimi i
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

TEL AVIV- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është nisur sot nga Tel Aviv drejt Uashingtonit, për të biseduar me presidentin Donald Trump mbi “fitoren ndaj Hamasit”, Iranin dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet arabe me presidentin Donald Trump.

Ky do të jetë takimi i parë i liderit amerikan me një zyrtar të lartë të huaj që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

“Fakti që ky do të jetë takimi i parë i Presidentit Trump me një lider të huaj që nga inaugurimi i tij është i qartë”, u tha Netanyahu gazetarëve përpara se të hipte në avion.

Sipas Washington Post, Netanyahu e cilësoi takimin e tyre një dëshmi për fuqinë e aleancës izraelito-amerikane. Kryeministri izraelit do të kërkojë të forcojë lidhjet me Uashingtonin pas një marrëdhënieje jo dhe aq të mirë me ish-presidentin Joe Biden për luftën në Gaza.

“Vendimet që morëm tashmë kanë ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme. Vendimet tona dhe guximi i ushtarëve tanë kanë rivizatuar hartën. Por unë besoj se duke punuar ngushtë me Presidentin Trump, ne mund ta rishikojmë atë edhe më tej dhe për mirë”, shtoi ai.

Zyra e Netanyahut tha në një deklaratë se negociatat për fazën e dytë të armëpushimit në Gazë do të fillojnë të hënën, kur ai të takohet me Trump dhe të dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff. Netanyahu do të përcjellë qëndrimin e Izraelit për armëpushimin, të cilin Ëitkoff do t'ua çojë ndërmjetësuesve egjiptianë dhe Katar-it, thuhet në deklaratën e së shtunës mbrëma.

Katari ka pranuar se faza e dytë e armëpushimit, do të jetë më e vështirë për t'u negociuar se e para. /ZËRI

Poll

MOS HUMB