Bota

Fjalimi i Biden para largimit: Po largohemi nga detyra, por luftën nuk do ta ndalojmë

Biden në fjalimin e tij u shpreh se po largohen nga posti por nuk heqin dorë nga lufta.

F.I
Fjalimi i Biden para largimit: Po largohemi nga detyra, por luftën nuk do
PAMJE NGA NGJARJA

SHBA-Para largimit nga Uashingtoni DC ish-presidenti Joe Biden iu drejtua anëtarëve të administratës së tij në bazën e përbashkët Andrews. 82-vjeçari iu drejtua mbështetësve dhe stafit në bazën e Forcave Ajrore Andrews në Maryland të hënën pasdite pasi mori pjesë në ceremoninë e betimit të Trump. Biden në fjalimin e tij u shpreh se po largohen nga posti por nuk heqin dorë nga lufta.

“Jam thellësisht i prekur nga gjithçka që kemi bërë të gjithë për këtë vend. Kemi shumë më tepër për të bërë. Ne po largohemi nga detyra, por luftën nuk do ta ndalojmë. Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj.”-u shpreh Biden.

Joe Biden dhe Jill Biden janë përcjellë nga presidenti i ri Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump. Presidenti i 46-të do të qëndrojë në një rezidencë private, të njëjtin vend që përdorëi pas Konventës Kombëtare Demokratike të vitit 2024 në Santa Ynez, Kaliforni./ZËRI

Poll

MOS HUMB