Bota

FOTO/ Putin i bën dhuratën e veçantë Kim Jong Un-it!

Kur Kim vizitoi Rusinë lindore në shtator, Putini i tregoi Kimit një nga limuzinat e zeza të blinduara që ai përdor. Kim u ul pranë Putinit në makinë në Kozmodromin Vostochny dhe u duk se po e shijonte atë.

E.K
FOTO/ Putin i bën dhuratën e veçantë Kim Jong Un-it!
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë një dhuratë shumë speciale diktatorit koreano-verior Kim Jong Un. Ai i dha atij një limuzinë luksoze ruse Aurus si dhuratë, sepse liderit të Koresë së Veriut i pëlqeu makina kur presidenti rus ia tregoi atë vitin e kaluar, tha Kremlini të martën.

Kur Kim vizitoi Rusinë lindore në shtator, Putini i tregoi Kimit një nga limuzinat e zeza të blinduara që ai përdor. Kim u ul pranë Putinit në makinë në Kozmodromin Vostochny dhe u duk se po e shijonte atë.

FOTO/ Putin i bën dhuratën e veçantë Kim Jong Un-it!
Limuzina

"Kur kreu i DPRK-së (Koreja e Veriut) ishte në kozmodromin Vostochny, ai e shikoi këtë makinë, Putini ia tregoi personalisht dhe si shumë njerëzve, Kim-it i pëlqente kjo makinë," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për dhuratë.

"Pra, ky vendim u mor," tha Peskov.

“Koreja e Veriut është fqinji ynë, fqinji ynë i ngushtë dhe ne synojmë dhe do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët, përfshirë Korenë e Veriut”.

Limuzina e prodhuar nga Rusia iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim nga pala ruse më 18 shkurt, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB