
BRITANI E MADHE- Një vajzë ka përfunduar në spital pasi shkoi për të bërë një rregullim të vetullave dhe për t’i ngjyrosur ato te një estetiste. Danielle Hubbard pagoi 12 paund për trajtimin para pushimeve të saj në Maltë, por nuk iu ofrua një test paraprak. Të nesërmen në mëngjes, syri i saj i majtë ishte i ënjtur dhe fytyra e saj ishte e skuqur dhe e dhimbshme, shkruajnë mediat e huaja.
Ajo ishte alergjike ndaj substancave që estetistja kishte përdorur. Kur ajo u ankua në sallon estetistja refuzoi dhe u tregua indiferente edhe pse vajza kishte përfunduar në atë gjendje. Salloni madje u përpoq ta bënte atë të nënshkruante një heqje dore duke pretenduar se kishte bërë testin.

Danielle më pas mori një avokat, i cili zbuloi se salloni estetik në fakt funksiononte në mënyrë të jashtëligjshme./ZËRI