
GREQI- Një anije tregtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës. Anija e mallrave “Raptor” me një ekuipazh prej 14 personash që transportonte kripë është mbytur në zonën detare 4.5 milje detare në jugperëndim të Lesbos, në Egjeun Lindor.
Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash është fundosur. Ai tregoi se anija lëshoi një thirrje shqetësimi mes erërave të forta. Mediat greke raportojnë se vetëm një anëtar i ekuipazhit është gjetur i gjallë dhe ai është marrë nga helikopteri, ndërsa fati i 13 të tjerëve nuk dihet ende.
Ajo kishte një ekuipazh prej 14 personash, përfshirë 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë. Anija me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Egjipti e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Stambollit.