Bota

Rrëzohet avioni në Austri, vdesin katër persona

Autoritetet lokale nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi dhe vunë re se mbetjet e avionit kishin rënë në një zonë malore të mbuluar me borë.

F.m
Rrëzohet avioni në Austri, vdesin katër persona
Austri

AUSTRI- Katër persona humbën jetën kur avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua mesditën e Sotme. Ngjarja, sipas mediave lokale, ka ndodhur pranë Gruenau im Almthal në Austrinë e epërme.

Autoritetet lokale nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi dhe vunë re se mbetjet e avionit kishin rënë në një zonë malore të mbuluar me borë.

Katër viktimat ende nuk janë identifikuar. Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, avioni i rrëzuar mund të jetë një Rockwell Commander 112B me një motor, i cili u ngrit nga Pribram, Republika Çeke, me destinacion Medulin, Kroaci.

Poll

MOS HUMB