
SHBA- "Gulf of Mexico” do të riemërtohet në Google Maps amerikane në “Gulf of America”. Lajmin e bëri me dije kompania "Google", duke lajmëruar se ndryshimi vjen pas urdhrit ekzekutiv përkatës të nënshkruar së fundmi nga presidenti amerikan, Donald Trump. Google tha se emri "Gjiri i Meksikës" do të vazhdojë të shfaqet në hartat për qytetarët e Meksikës, ndërsa përdoruesit jashtë SHBA dhe Meksikës do t'i shohin të dy emrat për të njëjtën zonë detare.
Në të njëjtën kohë, mali “Denali” në Alaskë do të ndryshojë emrin e tij pasi tani e tutje do të quhet “McKinley” në Google Maps të Shteteve të Bashkuara. Rivendosja e emrit “Mt. McKinley” për malin më të lartë në SHBA, shoqërohet me një sërë simbolikash dhe paralelesh që po përpiqet të bëjë administrata e re Trump.
Republikani, ëilliam McKinley ishte presidenti i 25-të i SHBA-së (1897-1901) dhe hyri në histori për futjen e tarifës MacKinley dhe mbrojtjen e standardit të arit./ZËRI