Bota

Greqia në qendër të akuzave, BBC: Emigrantë si "mercenarë" në kufi, rrahje dhe abuzime seksuale

Sipas hetimeve nga BBC, këta persona dyshohet se janë përfshirë në akte të tilla si rrahje, grabitje dhe sulme seksuale, në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe standardeve për të drejtat e njeriut.

zh.ll
Greqia në qendër të akuzave, BBC: Emigrantë si
pamje nga BBC

GREQI- Autoritetet greke akuzohen se kanë rekrutuar emigrantë për t’i përdorur si “mercenarë” në operacione të kthimeve të dhunshme të migrantëve drejt Turqisë. Sipas hetimeve nga BBC, këta persona dyshohet se janë përfshirë në akte të tilla si rrahje, grabitje dhe sulme seksuale, në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe standardeve për të drejtat e njeriut.

Sipas BBC, ekzistojnë dokumente të brendshme të policisë në të cilat rojet përshkruajnë se si rekrutimi i të ashtuquajturve mercenarë urdhërohej dhe mbikëqyrej nga oficerë të lartë. Bëhet fjalë për akuza për brutalitet, me dëshmitarë që raportojnë se emigrantët janë zhveshur, grabitur, rrahur dhe madje edhe sulmuar seksualisht. Është pretenduar se mercenarë janë punësuar jozyrtarisht në kufi që të paktën nga viti 2020.

Bazuar në informacione nga emigrantë, ish-mercenarë, burime policore, dokumente zyrtare dhe transkripte të rrjedhura:

-Një roje kufitare tha në një seancë dëgjimore disiplinore se kishin informacion, të raportuar te eprorët e tyre, se mercenarët kishin përdhunuar emigrante femra.
-Dy emigrantë dhe një ish-mercenar thonë se kanë parë dhunë ekstreme si nga mercenarët ashtu edhe nga policia greke, përfshirë rrahjen e njerëzve derisa kanë humbur ndjenjat.
-Një emigrante thotë se një burrë i maskuar ia hoqi pelenën vajzës së saj në kërkim të sendeve me vlerë.

Kufiri tokësor Evros me Turqinë shtrihet 200 km dhe është pjesë e jashtme e Bashkimit Evropian. Që nga viti 2015, Greqia ka pranuar mbi një milion migrantë, kryesisht përmes kalimeve detare, por edhe përgjatë këtij kufiri të militarizuar.

Mercenarët, të vetë-identifikuar si migrantë nga Pakistan, Siria dhe Afganistani, përdoren për të zmbrapsur deri në qindra njerëz në javë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se nuk ishte “plotësisht në dijeni” të akuzave. Autoritetet nuk kanë dhënë koment të detajuar mbi pretendimet për përdorimin e migrantëve si mercenarë. Megjithatë, Mitsotakis tha se Greqia po mbronte kufijtë e saj dhe shtoi se udhëheqësit evropianë ishin të qartë se nuk do të përsërisnin "gabimet" e së kaluarës duke lejuar një "fluks masiv" të emigrantëve dhe refugjatëve.

Pretendimet se policia greke përdori mercenarë u bënë në një seancë dëgjimore disiplinore të vitit 2024, fragmente të së cilës janë BBC raporton që i ka parë.

Poll

MOS HUMB