Bota

Hakmarrja! Ish-ministrit grek Yanis Varoufakis i ndalohet hyrja në Gjermani

Shkak janë bërë qëndrimet e tij për luftën në Izrael.

k.m.
Hakmarrja! Ish-ministrit grek Yanis Varoufakis i ndalohet hyrja në Gjermani
Yanis Varoufakis

BERLIN- Gjermania ka vendosur ndalimin e hyrjes në vend si dhe të gjithë veprimtarisë politike për ish-ministrin e Financave dhe kreun e "MeRA 25", Yanis Varoufakis së bashku me dy persona të tjerë. Shkak janë bërë qëndrimet e tij për luftën në Izrael. Madje kreut të MeRA25 iu ndalua të merrte pjesë në fjalime përmes platformës "Zoom". Ish-ministri grek Yanis Varoufakis do të ishte folësi kryesor në Kongresin Palestinez në Berlin, por zbuloi se i ishte ndaluar hyrja për në Gjermani. Lajmin e bëri vetë me dije në platformën "X". Por një reagim ka ardhur edhe nga partia e tij. 

Reagimi i partisë "MeRA 25":

Sot, Ministria e Brendshme e Gjermanisë lëshoi një "Betätigungsverbot" (ndalim aktiviteti) kundër Yanis Varoufakis dhe dy akademikëve të tjerë pasi policia bastisi konferencën për Palestinën, e cila do të mbahej në Berlin. Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe pjesëmarrjen dhe aktivitetin online në ngjarjet politike në vend, me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit. Dy personat e tjerë të ndaluar janë akademiku Salman Abu Sita dhe kirurgu, kancelari i Universitetit të Glasgoë, Ghassan Abu Sita, i cili u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. Të dy, së bashku me Yanis Varoufakis, do të merrnin pjesë në Konferencën për Palestinën e organizuar nga "Zëri Hebre për Paqe" dhe MeRA25 Gjermani, me një kërkesë për një armëpushim dhe për t'i dhënë fund gjenocidit në Gaza. Deficiti demokratik në Evropë po bëhet gjithnjë e më i madh. Gjermania, para së gjithash, e di më së miri se çfarë rreziqesh paraqet ky qëndrim. Është koha që qytetarët demokratë të marrin qëndrim kundër një Evrope që është zhytur sërish në errësirë.

Mesa duket kjo është hakmarrja gjermane për Varoufakis, i cili ka qenë një nga krititikët më të zëshëm të Gjermanisë dhe ish-kancelares Angela Merkel në kohën kur Greqia kulmin e krizës ekonomike më 2015. Asokohe, Varoufakis ishte ministër i Financave në kabinetin e kryeministrit Alexis Tsipras./ZËRI

Poll

MOS HUMB