
SHBA- Lauren Butler, 26 vjeç, ka një hall shumë të madh. Është shumë e bukur. Sipas mediave të huaja, modelja nga Karolina e Veriut thotë se po lufton për të gjetur romancën, sepse meshkujt “frikësohen” nga pamja e saj jashtëzakonisht e bukur.

“Është e vështirë të jesh kaq e bukur. Burrat mendojnë se jam shumë e bukur për t'u takuar ose shqetësohen se do t'i refuzoj,”- tha ajo.
Butler beson se meshkujt nuk frikësohen vetëm nga pamja e saj, por edhe nga vetëbesimi i saj.

"Burrat më shohin si një objekt seksi, por gjithashtu se nuk mund të përballojnë një grua që ka shumë vetëbesim,"-shtoi ajo. Megjithatë, bukuroshja beson se aparenca gënjen dhe se shumë meshkuj kanë ide të gabuara për personalitetin e saj.

Pavarësisht se ka kaluar një periudhë të vështirë dhe pa takime, Butler thekson se ajo nuk ka hequr dorë nga shpresa për të gjetur një partner të përjetshëm.
Megjithëse shton se ky nuk është prioriteti i saj kryesor./ZËRI