Bota

Hapet parlamenti britanik me në krye labouristët, Mbreti Charles III mban fjalimin historik

Një epokë e re filloi në parlamentin britanik. Në një ceremoni që daton shekuj më parë, Mbreti Charles III udhëtoi nëpër rrugët e Londrës për të mbajtur fjalimin e Hapjes Shtetërore të Parlamentit.

I.F
Hapet parlamenti britanik me në krye labouristët, Mbreti Charles III
Mbreti Charles III

Një epokë e re filloi në parlamentin britanik. Në një ceremoni që daton shekuj më parë, Mbreti Charles III udhëtoi nëpër rrugët e Londrës për të mbajtur fjalimin e Hapjes Shtetërore të Parlamentit.

Mbreti “trokiti” te dera e Parlamentit. Kjo tregon simbolikën e një monarkie parlamentare ku parlamenti është i pari, ndërsa monarku ka një rol simbolik.

Me mbretëreshën Camilla në krah, monarku mbajti fjalimin në Parlament, duke shënuar në këtë mënyrë nisjen e vitit parlamentar me laburistët në krye.

Mbreti tha se sigurimi i rritjes ekonomike do të jetë ‘misioni themelor’ për qeverinë.

Megjithëse fjalimi është shkruar nga qeveria, ai mbahet nga monarku me një ton neutral, për të shmangur çdo shfaqje të mbështetjes politike.

“Stabiliteti do të jetë gurthemeli i politikës ekonomike të qeverisë sime dhe çdo vendim do të jetë në përputhje me rregullat e saj fiskale. Qeveria do të nxjerrë ligje për të siguruar që të gjitha ndryshimet e rëndësishme të taksave dhe shpenzimeve t’i nënshtrohen një vlerësimi të pavarur nga Zyra për Përgjegjësi Buxhetore. Faturat do të paraqiten për të forcuar auditimin dhe qeverisjen e korporatës, së bashku me investimet në pension”, lexoi Mbreti Charles III.

Kryeministri Keir Starmer tha se përmes këtij fjalimi dëshiron të rikthejë besimin e njerëzve në politikë duke treguar se çdo gjë do të bëhet për shërbimin e qytetarëve, dhe jo për interes personal. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB