Bota

“Hyni më shpejt”, në Izrael dëgjohen njerëz që flasin shqip

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje dhe zëra që flasin shqip, pas sulmit të Hamasit në Izrael

E.K
“Hyni më shpejt”, në Izrael dëgjohen njerëz
Pamje nga sulmi ne Tel Aviv

IZRAEL- Lufta e nisur në Rripin e Gazës, ka të ngjarë të shndërrohet në një prej përplasjeve më të përgjakura të mujve të fundit, ndërkohë që numërohen më shumë se 500 të vrarë dhe 1500 vtë plagosur në të dy shtetet.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të shumta për momentin kur ka ndodhur sulmi, ndërkohë që meediat në Kosovë kanë publikuar pamje ku dëgjohen zëra shqip duke bërë thirrje për t’u strehuar në një vend të sigurt.

“Hini ma shpejtë, hini ma shpejtë”, dëgjohen zërat në këtë video, e cila është filmuar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.

Deri tani asnjë prej ambasadave shqiptare nuk ka konfirmuar për persona të lënduar apo të marrë peng me shtetësi shqiptare apo kosovare. Personat që dëgjohen të flasin shqip, nuk konfirmohet nëse janë qytetarë që ndodheshin si turistë në Izrael në ditën kur nisi edhe sulmi, apo janë punonjës në institucione të ndryshme që zhvillojnë aktivitetin e tyre atje./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB