
ITALI- Pas dënimit përfundimtar me 21 vjet burg për vrasjen e të riut Ëilly Monteiro Duarte, Marco Pinacarelli do të martohet brenda qelisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, data e dasmës është caktuar më 16 prill.
Nusja e ardhshme është një 28-vjeçare, e cila mesa duket ra në dashuri me Pincarellin duke e parë në lajme dhe duke ndjekur çështjen gjyqësore. Ata do të martohen pasi janë parë vetëm njëherë gjatë një seance gjyqësore.
Duke marrë parasysh “rezultatin e apelit për të pandehurit e tjerë, jam e kënaqur që kam marrë dënimin minimal për klientin tim dhe mbi të gjitha rezultatin më të mirë mes të katërve”, tha avokatja Loredana Mazzenga, avokatja mbrojtëse e Pincarellit e cituar nga Messaggero.
"Tani që për ne, kjo çështje është mbyllur përfundimisht, ne fillojmë të mendojmë për të ardhmen dhe një rrugë që mund t'i kthejë lirinë klientit tim. Pavarësisht gjithçkaje, ai është ende një djalë i ri, që meriton një mundësi të dytë", shtoi avokatja.
/ZËRI