Bota

Irani mohon "takimin e fshehtë" të Elon Musk me ambasadorin e tyre në OKB

Lajmet e publikuara nga mediat amerikane i ka hedhur poshtë ministri i Jashtëm, Abbas Aragchi.

k.m.
Irani mohon "takimin e fshehtë" të Elon Musk me ambasadorin
Elon Musk

SHBA- Teherani ka mohuar kategorikisht takimin e supozuar të ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara me Elon Musk në Nju Jork.

Lajmet e publikuara nga mediat amerikane i ka hedhur poshtë ministri i Jashtëm, Abbas Aragchi.

"Ishte një lajm i rremë nga mediat amerikane dhe ka spekulime se cilat janë motivet pas publikimit të këtij shkrimi,"- tha Aragchi.

Neë York Times raportoi të enjten se Musk, i cili është këshilltar i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u takua me ambasadorin e Iranit në Kombet e Bashkuara. Po sipas kësaj media, në takim u diskutua për të gjetur një mënyrë për të lehtësuar tensionet midis Teheranit dhe SHBA-ve.

Edhe pse lajmi u mohua, gazeta amerikane pretendon se takimin e ka konfirmuar nga dy burime të paidentifikuara iraniane. Madje dhe pretendonin se takimi mes Elon Musk dhe diplomatit iranian, Amir Said Iravani, ka zgjatur më shumë se një orë. Por mesa duket për Teheranin, ky takim nuk ka ndodhur kurrë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB