BAGDAT- Një gazetare amerikane, Shelly Kittleson, u rrëmbye pasditen e së martës (31 mars) në qendër të Bagdadit, pranë një hoteli. Raportohet se Kittleson, 45 vjeçe dhe me përvojë si korrespondente në zonat e konfliktit, u sulmua nga një grup të armatosur, që sipas dëshmitarëve kishte të paktën dy makina dhe disa anëtarë të maskuar si roje sigurie.
Lidhur me rastin oganizata Al-Monitor thekson se është thellësisht e tronditur nga ngjarja dhe vë në dukje rolin e rëndësishëm që Kittleson ka pasur në mbulimin e zhvillimeve në rajon. Ajo kërkon që gazetarja të lirohet pa vonesë dhe të kthehet në mënyrë të sigurt për të vijuar punën e saj profesionale.
Sipas një zyrtari amerikan, institucionet përkatëse janë duke e monitoruar nga afër situatën dhe po bashkëpunojnë me autoritetet në Irak për të arritur lirimin e saj. Ndërkohë, autoritetet irakiane kanë nisur hetime dhe një operacion të gjerë për të zbuluar përgjegjësit dhe për të siguruar kthimin e saj sa më parë./ZËRI