
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ka kërkuar falje pak ditë pasi kërkoi të vendoste ligjin ushtarak. Në një dalje publike, ai u përul para kombit të tij, që ditët e fundit bëri thirrje për shkarkimin e tij. Yoon Suk Yeol tha se deklaratat i bëri nga dëshpërimi.
“Më vjen thellësisht keq dhe sinqerisht u kërkoj falje qytetarëve që duhet të jenë tronditur shumë. Deklarata emergjente e gjendjes ushtarake buroi nga dëshpërimi im si pala përgjegjëse për çështjet shtetërore. Nuk do ta shmang përgjegjësinë ligjore dhe politike në lidhje me këtë deklaratë të ligjit ushtarak,”- tha Yoon.
Yoon pritet të përballet me një votim fajësimi në parlament këtë fundjavë.
Yoon shpalli gjendjen ushtarake, duke akuzuar partinë kryesore opozitare për simpatinë ndaj Koresë së Veriut dhe për “veprimtari anti-shtetërore”. Ai përmendi një mocion nga Partia Demokratike, e cila ka shumicën në parlament, për të fajësuar prokurorët e lartë dhe të refuzojë një propozim buxheti të qeverisë. Brenda 6 orësh u tërhoq.