DETAJE/ Liridona u vra nga bashkëshorti, çifti kishte aplikuar për divorc

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar pras vrasjes që tronditi Kosovën, ku Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019, sipas Gazeta Express.
Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.
Autoritet po vijojnë hetimet për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes dhe deri më tani janë arrestuar tre persona, mes tyre bashkëshorti i viktimës,Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ku 15 mijë i kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do i jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/
Arrestimi i nipit të Naim Murselit, vëllai i policit: I pafajshëm! Ka qenë në shtëpi

KOSOVË- Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje. Kanon Kokolla ka deklaruar se vëllai i tij është i pafajshëm dhe sipas tij, Kushtrim Kokolla natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi.
“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di,” – ka deklaruar ai.
Më herët, Kanon Kokolla kishte reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë: “Zoti e mallkoftë autorin”.

Arrestimi i pjesëtarit të FSK-së është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/
Vrasja e Liridonës, familja kërkon zhvarrosjen: Do prehet në fshatin e lindjes

KOSOVË- Sot në fshatin Cërmanjë të Gjakovës iu dha lamtumira Liridona Murselit, pa e ditur se atë e kishte vrarë bashkëshorti i saj, Naim Murselit. Në fshatin Cërmanjë banon pikërisht familja e Naim Murselit.
Mirëpo, pas arrestimit të bashkëshortit të Liridonës për vrasjesn e 33-vjeçares dhe të dy të tjerëve, familja e së resë (Ademaj) ka kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj.

Familja është shprehur se do t'i japë lamutumirën 33-vjeçaren në fshatin e saj të lindjes.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/
Ekzekutimi i Liridona Murselit/ Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit

KOSOVË- Prokuroria e Kosovës do të kërkojë 30 ditë paraburgim për Naim Murselin, Granit Plavën dhe një autor tjetër të dyshuar, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije. Naim Murseli akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli natën e 29 nëntorit ku dhe iu zu pritë nga Granit Plava dhe bashkëpunëtori i tij. Prokuroja e çështjes Besa Limani tha për Nacionalen se data e gjyqit nuk është vendosur ende.
Besa Limani: Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin.
Ndërkohë Naim Murseli ka pranuar në Polici se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli. Por motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende të paqarta. Ky rrëfim i Naim Murselit vjen pas “zbërthimit” të ekzekutorit Granit Plavës, i cili tregoi se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI
Vrasja që tronditi Prishtinën, arrestohet nipi i Naim Murselit (Emri-Foto)

PRISHTINË – Një person i tretë është arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Liridona Murselit gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas asaj që raporton Kallxo.com, pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës Naim Murselit dhe autorit Granit Plava, në pranga ra dhe një person i tretë, që dyshohet se është bashkëpunëtor në vrasje. I dyshuari i tretë është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla që është nip i Naim Murselit. Po ashtu, ai është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokallës, i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë. Madje, Kanon Kokalla kishte shkruar në rrjetet sociale: “Zoti e mallkoftë autorin”.

Prokuroria e Prishtinës ka lajmëruar gjatë ditës së sotme, se në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë, në pranga ra Naim Murseli dhe autori Granit Plava. “Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy vendndodhje në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (autori) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Murseli dhe Plava janë bashkëfshatarë. Granit Plava, pasi u arrestua ka deklaruar në polici se është paguar 30 mijë euro nga ana e Naim Murselit, për të vrarë Liridona Murselin. Edhe bashkëshorti i viktimës ka pranuar në komisariat se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes. Prokuroria tha se për te dyshuarit do kërkohet burg për 30 ditë.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/
'Zbërthehet' Naim Murseli, pranon se porositi vrasjen e gruas

KOSOVË- Naim Murseli ka pranuar në Polici se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murseli. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Murseli ka pranuar para hetuesve se ka qenë i implikuar në vrasjen e 33-vjeçares në sy të fëmijëve të mitur. Por motivet e këtij krimi të rëndë mbeten ende të paqarta.
Ky rrëfim i Naim Murselit vjen pas “zbërthimit” të ekzekutorit Granit Plava, i cili tregoi se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Murseli dhe bashkëpunëtori i tij u tradhëtuan nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe nga një telefonatë e bërë vetëm pak para ngjarjes.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI
Detaji RRËQETHËS! Si i shkoi vrasësi në varrim Liridona Murselit, burri e prit me dorë në zemër

PRISHTINË- Një foto e shkrepur thotë gjatë funeralit të Liridona Murselit tregon shumë! Bashkëshorti, por edhe vrasësi i saj, Naimi, shfaqej me dore në zemër duke pritur miqtë dhe familjarët teksa i bëjnë nderimet e fundit të ndjerës. E tmerrshmja është edhe vrasësi ka shkuar në varrim, pasi ishte i afërmi i Naimit.
Granit Plava mori 30 mijë euro për vrasjen, e të nesërmen i shkoi në varrim viktimës së tij.
Madje, me lot në sy, mund edhe t'i ketë hedhur para. Pikërisht nga ato që mori për t'i marrë edhe jetën.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI
Vrau gruan/ Naim Murseli pak muaj më parë hapi biznes në Kosovë

PRISHTINË- Disa muaj para se të vriste bashkëshorten e tij Liridona Murselin, Naim Murseli ishte rikthyer nga Suedia në Kosovë për ta hapur një biznes. Bëhet fjalë për Kërko.com, një aplikacion që ju vjen në ndihmë njerëzve për gjetjen e restoranteve apo shërbimeve të ndryshme në Kosovë. Por me sa duket rikthimi i tij në Kosovë do të ishte tragjik për fatin e 33-vjeçares që u ekzekutua në sy të fëmijëve.
Çfarë thoshte atë kohë Naim Murseli?
Naim Murseli: Është një platformë e kërkimit. Vetë emri tregon se ka të bëjë me kërkim. Jemi munduar të bëjmë një platformë të kërkimit më ndryshe nga të tjerat, më të lehtë dhe me të dhëna më të sakta dhe më të shumta. Në Kosovë janë shumë biznesne të ndryshme, hotele….e pashë që nuk është shumë e lehtë me i gjet këto të dhëna. Unë jetoj në Suedi dhe aty kam punuar për këto punë. Eksperiencën time e kam sjellë këtu. Emrin e kam pas si ide prej kohësh. Pronari i emrit ka qenë një korean dhe më e dashur ta blej këtë emër dhe ai kërkonte shumë para. Nuk ka pasur domethënie për të por është spekulant i domenave dhe e ka blerë për këtë, për ta shitur. Këtu janë punë mbi 6 muaj intensive. Jemi ekip, diku 5 persona, edhe shqiptarë dhe të huaj. Ka qenë një sfidë e madhe, të dhënat janë nga ARBK, por këto të dhëna ishin shumë të pasakta dhe u ka dashur një nga një manualisht me i rregullu. Adresat ishin të gabuara, emrat jo të plotë dhe numra jo të plotë.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI
Asnjë foto me të shoqen! Naim Murseli 'fiksim' fotot me "VIP-at", Pacolli dhe Dua Lipa 'të preferuarit'

PRISHTINË- Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, që dyshohet se ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli, duket se bënte një jetë luksoze. Në profilin e tij në rrjetet sociale nuk ka asnjë foto me bashkëshorten, ndërsa ka postuar foto me personalitete të ndryshme.

Ai ka në Facebook, foto me kreun e AKK-së Behgjet Pacolli, ndërsa një natë përpara krimit të tmerrshëm, Naim Murseli ka postuar një foto me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën.


“Sonte në darkë me yllin tonë Rita Ora”, ka shkruar Murseli përbri fotos.

Naim Murseli, i shkolluar në Suedi, ka në profilin e tij foto edhe me futbollistin me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe këngëtaren e njohur ndërkombëtarisht me origjinë nga Kosova, Dua Lipa. Ndërsa nuk mungojnë edhe foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me djalin e ish-presidentit amerikan Eric Trump, aktoren Olta Gixhari, ish-kryeministrin shqiptar të Malit të Zi Dritan Abazoviç etj.




Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin dhe Granit Plavën, si të dyshuar për vrasjen. Naim Murseli ka qenë këshilltar i kreut të AKR, Behgjet Pacolli. Granit Plava ka thënë në polici se ai ka ekzekutuar Liridonën, pasi Murseli e kishte paguar 30 mijë euro. Naim Murseli kishte pretenduar fillimisht se gjithçka ishte grabitje./Zëri.ai/
Pagoi që i afërmi t'i vriste gruan, kush është Naim Murseli? I shkolluar në Suedi, mik me Behgjet Pacollin

PRISHTINË- Naim Murseli dhe Granit Plava i morën jetën në lule të rinisë Liridonës. Të dy, të dyshuar për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, janë në prangat e Policisë së Shtetit. Për 30 mijë euro iu mor jeta 33-vjeçares, në sy të fëmijëve që ajo kishte sjellë në jetë me Naimin. E bindur se kishte gjetur dashurinë e jetës së saj. Por në fakt, kishte zgjedhur vetëm vrasësin e saj!
"Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim,"-kështu shkruante Caroline Crouch për bashkëshortin e saj, pilotin Babis Anagnostopulos, i cili e vrau pa mëshirë. Edhe Liridona me shumë gjasa, mendonte njësoj!
Bashkëshorti i saj kishte kapur "majat". Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi.
Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas. Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndyrshme suedeze. Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.
Naim Murseli, prej vitit 12 vitesh ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të, e solli në jetë 2 fëmijë. Gjithashtu, ai fillimisht u raportua të ketë qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, por një gjë e tillë është mohuar sot nga ish-shefi i stafit të Pacollit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj. Sipas Zyberajt, Murseli ka qenë asistent për rrjete sociale për shkak të njohurive që ka pasur në IT.
“Jemi te shokuar nga lajmi per vrasjen e rende te nje nene te re. Na Inkurajon fakti qe reagimi profesional dhe efikas i policise ka qene i menjehershem. Murseli ka qene nje djal i ri eshte bere pjese e stafit te gjere te z.Pacolli, por qe zyrtarisht nuk ka qene keshilltar i tij. E verteta eshte se ka qene asistent per rrjetet sociale per shkak te njohurive te IT qe ka pasur dhe i eshte dhene mundesia nga ish presidenti Pacolli. Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital,”- është shprehur Zyberaj.
Megjithatë Pacolli ka reaguar dy herë për ngjarjen, duke u shprehur se të dy, si Liridonën, si Naimin i njihte personalisht. Mesa duket të dy kanë qenë të angazhuar pranë "Aleanca Kosova e Re"./ZËRI
Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti/ Ministrja e Drejtësisë: Kriminelët do ndëshkohen

PRISHTINË- Minstrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu ka reaguar pak minuta më parë, pas arrestimit të Naim Murslit, i cili akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes Liridona Murseli e më pas ka tentuar të fshehë krimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe se kriminelët do të shkojnë para drejtësisë.
Albulena Haxhiu: Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve./ZËRI
FOTO- Ky është vrasësi i Liridona Musliut, e vrau për 30 mijë euro para fëmijëve

PRISHTINË- Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, pasi të dy akuzohen për vrasjen e Liridonës, bashkëshortes së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit. Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe foton e tij. Plava është familjar i Naim Murselit, por në Polici ka treguar gjithçka duke shtuar se ishte paguar për vrasjen 30 mijë euro.

Atij i është gjetur arma e zjarrit dhe mjeti i përdorur për vrasjen e 33-vjeçares. Të riun e tradhëtuan kamerat e sigurisë të vendosura në disa lagje të zonës ku banonin të gjithë. Madje gjithshtu, komunikimin e fundit në telefon e kishin me njëri-tjetrin fill para vrasjes.
Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje. E po ashtu, edhe pse nuk e sqaroi, pretendoi se vetë dhe 2 fëmijët ishin mirë dhe kishin mundur që të largoheshin nga vendi i krimit. Motivet e rastit mbeten ende të panjohura, ndaj edhe pritet dëshmia e vetë Murselit./ZËRI
Kamerat dhe telefonata e fundit/ Naim Murseli i "frymëzuar" nga greku, inskenoi vrasjen e gruas...por përse?

KOSOVË- Tashmë s’ka më dyshime, Naim Murseli ishte ai që urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së Liridona Murseli! Ngjarja, referuar dhe dëshmisë së dhënë nga ish-këshilltari i ish-Presidentit Behgjet Pacolli, u ‘shit” si vrasje e ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur në dalje të Prishtinës. Por kjo e premte ka zbardhur detaje të reja ndërsa Naim Murseli së bashku me një autor të dyshuar, Granit Plava janë vënë në pranga.
Por kush e inskenoi?
Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit fshihte nga pas një mister të madh që fatmirësisht arriti të zbardhet dy ditë më pas. Atë natë, Liridona Murseli ishte në makinë me vrasësin e saj pa e ditur se çfarë e priste, për më tepër që e kishte të afërm (familjarin e bashkëshortit të saj). Por ai për 30 mijë euro e vrau në sy të fëmijëve të saj, të cilët mbrëmjen e 29 nëntorit do ta mbajnë mend përgjithmonë. Edhe për faktin se i ati u vrau nënën. Referuar dëshmisë së parë të dhënë nga Naim Murseli dhe babait të tij grabitësit pasi hasën në rezistencën e Liridonës hapën zjarr ndaj saj duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërsa ai, pretendoi se kishte arritur të merrte fëmijët që ishin në sediljen e pasme dhe ishte larguar për të shpëtuar nga ata që i zunë pritë, që më vonë doli që e vetmja që ishte dërguar në pritën e pushkës ishte Liridona Murseli. Para efektivëve të Policisë, ai deklaronte se nuk i kishte parë autorët pasi kishte ikur bashkë me fëmijët ndërsa kishte dëgjuar vetëm krismat. Ndërkohë që shprehej se pas vrasjes së 33-vjeçares, autorët kishin marrë sendet me vlerë, paratë dhe aparatet celularë dhe ishin larguar. Por, fëmijët panë gjithçka, ata ishin dëshmitarë të një skene të tmerrshme që do i shoqërojë nga pas gjithë jetën.
Dëshmia e tij nuk i ka bindur efektivët e Policisë, të cilët kanë thelluar hetimet. Teksa Policia hetonte, Naim Murseli kishte hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit gruan, që dha urdhër të ekzekutohej, e pafajshme dhe në sy të fëmijëve të mitur. Autori Granit Plava ka treguar se Naimi i kishte premtuar 30 mijë euro për vrasjen e gruas. Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit do të zbardhej këtë të premete. Një nga të arrestuarit ka rrëfyer para Policisë se është paguar nga Naim Murseli për të vrarë nënën e dy fëmijëve të tij. Ndërkohë vetë, porositësi nuk ka folur ende.
Murseli dhe bashkëpunëtori i tij u tradhëtuan nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe nga një telefonatë e bërë vetëm pak para ngjarjes. Lanë shumë gjurmë që sot i fundosën.
E gjithë ngjarja duket se është një kopje e një kronike tjetër në një vend jo shumë larg Kosovës dhe Shqipërisë...në Greqi. Charalambos (Babis) Anagnostopoulos, me profesion pilot vrau gruan e tij 20-vjeçare Caroline Crouch. E gjithë skema duket se ishte e mirëmenduar. Fillimisht e mbyti në të njëjtin shtrat ku flinte dhe e bija dhe pastaj vrau qenin. Lidhi vetën dhe më pas mori Policinë në telefon duke raportuar një grabitje. Pikëpyetjet ishin të shumta, pse duhet autorët të vrisnin atë kur luftën mund t'ua bënte burri i shtëpisë? Sipas tij, ishte presion që t'u tregonte vendin ku ishin fshehur kursimet e tyre. Por dalëngadalë e gjitha u zbulua.
Në orën 00:35, kamera në dhomën e ndenjes së shtëpisë së shtëpisë regjistron shkrepjen e fundit. Babis duket se është ulur në divan duke përqafuar vajzën Lydia dhe duke shtypur me nervozizëm në celularin e tij. Ai shkëmben mesazhe me Caroline e cila ndodhet në papafingo. Marrëdhënia e çiftit praktikisht kishte marrë një kthesë për keq.
Në 1:20 piloti heq kartën e kujtesës nga kamerat dhe gjithçka fiket. Një lëvizje që tregon se 32-vjeçari duket se ka marrë vendimin e tij për të vrarë Caroline dhe për të sajuar një grabitje që nuk ka ndodhur kurrë.
Për rreth dy orë e 40 minuta çifti mund të shihet nga mesazhet që shkëmbyen se po grindeshin ashpër. Në orën 4:01 ora inteligjente e vajzës tregon stimulim intensiv të pulsit. Nga ai moment dhe për dhjetë minuta të tëra, ai e mbylli gojën dhe hundën e saj derisa ajo dha shpirt. Sipas orës inteligjente, koha kur zemra e Caroline pushoi së rrahuri ishtë në 4:11 të mëngjesit.
Pas kësaj, ora e pilotit tregoi një aktivitet të veçantë. Kishte lëvizur kudo dhe kishte ecur për të mbuluar shenjat e krimit për të shfajsuar veten. Kishte ecur me kishte rrahje të shpeshta zemre, gjë e çuditshme për një person që ka të lidhura duar e këmbë. Kaq mjaftoi për të kuptuar se kush ishte fajtori! Teksa pastronte gjurmët e tij, krijoi skenarin e disa grabitësve shqiptarë. Kaq mjaftoi, ishte formulë suksesi.
Për ditë me radhë mediat greke u morën me theksin e tyre, madje çmenduria shkoi deri aty saqë i krijuan edhe një identikit. Por ishte më thjeshtë se aq. "Shqiptari" nuk ekzistonte. Babis u arrestua dhe po vuan dënimin përjetë në një nga burgjet më të tmerrshme të Athinës. Ndërgjegjia nuk e ka vrarë ende sepse akoma kërkon lirinë e tij, ndërsa edhe sot e kësaj dite nuk dihet përse e vrau! Por shembulli i tij mbeti. Naimi kishte 2 vite kohë për të krijuar planin perfekt që nuk dihet prej sa kohësh e mendonte, teksa Liridona i dhuronte dashuri dhe kujdesej për fëmijët që të dy kanë sjellë bashkë në këtë botë. Sot, ata përcollën në banesën e fundit nënën e tyre, por mbetën edhe pa babanë...vrasës!/ZËRI
Ish-këshilltari vrau gruan, Behgjet Pacolli 'pa fjalë': Jam ende i shokuar!

PRISHTINË - Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vrasjes së gruas së ish-këshilltarit të tij, Liridona Muselit. Pacolli shprehet se është i tronditur nga kjo vrasje makabre. Ai shton se kushdo që qëndron pas vrasjes së Liridona Muselit, duhet të marrë dënimin e merituar.
Postimi i Behgjet Pacollit:
Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.
I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.
Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.
E pabesueshme dhe e trishtueshme.
Jam ende i shokuar!


Policia e Kosovës ka arrestuar sot bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin dhe Granit Plavën, si të dyshuar për vrasjen. Naim Murseli ka qenë këshilltar i kreut të AKR, Behgjet Pacolli. Granit Plava ka thënë në polici se ai ka ekzekutuar Liridonën, pasi Murseli e kishte paguar 30 mijë euro. Naim Murseli kishte pretenduar fillimisht se gjithçka ishte grabitje./Zëri.ai/
'Më pagoi Naimi 30 mijë euro'/ Zbulohet identiteti i 'killerit' të Liridona Murselit

PRISHTINË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kosovë dy net më parë, kur ndodhi edhe vrasja e Liridona Murselit. Përveç bashkëshortit të viktimës, Naim Murselit, në pranga ka përfunduar dhe bashkëpunëtori i tij në vrasje. Bëhet fjalë për Granit Plavës, i cili ka pranuar gjithçka para Policisë së Kosovës.
"U pagova nga Naimi për të kryer vrasjen. Më pagoi 30 mijë euro,"-ka rrëfyer ai.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor. Nga dëshmia e Naim Murselit, dy grabitës kishin dalë përpara dhe e qëlluan për vdekje bashkëshorten e tij, por vetë ai dhe dy fëmijët e çiftit shpëtuan./ZËRI
ME VIDEO- E vrau vetë të shoqen! Naim Murseli i shkoi sot edhe në varrim, u 'indinjua' nga gazetari

PRISHTINË- Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Liridonën. Por të gjithë ngjarjen e shiti si një grabitje që përfundoi me vrasjen e 33-vjeçares. Por e fshehu për 2 ditë mënyrën sesi e kishte vrarë të shoqen e tij. Madje edhe sot ishte në funeralin e saj duke e përcjellë në banesën e fundit.
Po ashtu, ka pritur edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët që kishin ardhur për t'i bërë nderimet e fundit viktimës.
Por gjithashtu në një moment tjetër, luajti edhe rolin e të indinjuarit. Në një momenti Naim Murseli dhe familjarët e viktimës larguan forcërisht një prej gazetarët nga ceremonia.
Nga afërsia e tij me familjarët e viktimës, duket se askush nuk dyshonte tek ai. Por ka qenë pikërisht personi me të cilin solli në jetë dy fëmijë, ai që do t'i merrte jetën Liridonës./ZËRI
Vrasja e Liridonës, vjehrri: Ka bërë rezistencë se kishte para në çantë, djali kishte disa biznese në Kosovë

KOSOVË- Pak orë para se Liridona Murseli të dërgohet për në banesën e fundit, vjehrri i saj Shaban Murseli ka thyer heshtjen dhe ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
I moshuari tregoi se çifti jetonte në Suedi, dhe vetëm në muajin Shtator ishin kthyer në Kosovë, ndërkohë që gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje djali i tij Naimi dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.
Vjehrri i Liridonës i qëndron pistës së grabitjes, pasi sipas tij autorët mund të kenë qenë në dijeni se çifti ka pasur para me vete, pasi ishin duke blerë një banesë të re.
Në dëshminë e dhënë në prokurori nga njëri prej djemve të çiftit, sipas tij ka dëshmuar që grabitësi i ka marrë telefonin.
Sipas Shaban Murselit, djali i tij kishte disa biznese në Kosovë, njëherësh punonte si këshilltar i Pacollit dhe për këtë shkak kishte vendosur që të kthehej përgjithmonë për të jetuar në vendin e tij të lindjes, pas 32 vitesh në Suedi.
Rrëfimi në emisionin me Zemër të Hapur:
Naimi dhe dy fëmijët janë në prokurori, fëmijët i kanë marrë sot në pyetje. Shpresoj që i kanë marrë në pyetje për në banesën e fundit. Naimi së bashku me fëmijët janë duke u kthyer nga Prishtina së bashku me fëmijët.
Nuk kam gjendje që të lexoj asgjë, ndoshta edhe mund të ketë lidhje me detyrën e djalit, por sipas informacioneve, Liridona ka pasur një shumë të madhe të hollash në çantë, se po merrnin shtëpi të re, dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku 3 mijë euro me vete, në drejtimin e makinës ka qenë djali im. I kanë dalë para makinës me armë, Naimi dhe djemtë e ka kuptuar që do të vriteshin të gjithë, dhe ka mundur që të largohet.
Duket se Liridona nuk ka dashur që të linte çantën me të hollat. Është dhe një variant disi më i çuditshëm, që Liridona mund të jetë ngatërruar me rripin e siguruar, kur ka tentuar që tia mbathë. Personat e kanë dit që ka pas para, ndoshta dhe më shumë se 3 mijë euro, që kishte Liridona në çantë. Ia kanë grabitur të gjitha sendet me vlerë që kanë pasur. Nipi 4 vjeçar, ka treguar se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin.
Për ngjarjen më njoftoi djali i vogël, prej 32 vitesh jetonim në Suedi, të gjithë jemi nënshtetas suedez. Naimi në muajin shtator kishte vendosur që të kthehej përgjithmonë në Kosovë, është këshilltar i Pacollit dhe ka biznese të veta në Prishtinë.
Naim dhe Liridona Murseli po udhëtonin me makinë bashkë me fëmijët në momentin që u ndaluan nga grabitës të armatosur. Naim Murseli ka rrëfyer se u kanë rrëmbyer portofolat dhe telefonat, kohë gjatë të cilës ka gjetur mundësinë të marrë fëmijët dhe të largohet prej aty. E vetme në makinë ka mbetur Liridona Murseli, e cila është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
-
MISTERI/ Kush e vrau Liridona Murselin, skenari "Babis"?
1 Dhjetor, 10:26
/ZËRI
MISTERI/ Kush e vrau Liridona Murselin, skenari "Babis"?

KOSOVË- Rasti i vrasjes së Liridona Murselit, bashkëshortes së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit në Kosovë ka hapur shumë polemika, duke rikthyer në vëmendje edhe njëherë rastin e pilotit Babis Anagnostopulos që vrau të shoqen në Greqi duke sajuar një grabitje për të fshehur ngjarjen. Avokati Arbër Jashari përmes një postimi në Facebook, ka ngritur dyshime për vrasjen që tronditi Kosovën, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhi.
Ndiqni dhe videon e përgatitur nga ZËRI për ngjarjen:
Jashari shkruan se grabitësit nuk targetojnë qytetarë që udhëtojnë me makinë, por institucione si banka apo argjendari dhe se qëllojnë, vetëm në raste kur ndihen të rrezikuar, gjë që ka pak gjasa të ketë ndodhur kur kanë pasur përballë një grua të vetme.

Postimi i plotë:
Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje? Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.) Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona. Grabitsi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua. Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava gjithashtu është treguar skeptik ndaj versionit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli, i cili para autoriteteve është shprehur se ka nxjerrë nga makina fëmijët e është larguar bashkë me ta në momentin që janë sulmuar nga grabitësit.

“Në rastin e vrasjes së gruas kur bashkëshorti nxjerr fëmijët nga vetura, është e dyshimtë për opinionin. Si ka mundur të nxjerr fëmijët nga vetura e t’i vritet gruaja? Kjo duhet të hetohet. Është me të vërtetë shumë shqetësuese pasi që një pritë që i ka ndodhur atyre mund t’iu ndodhë edhe shumë të tjerëve. Mirëpo nëse viktimat kanë pasur valuta apo pasuri tjera, duhet të hetohen familjarët e tyre apo dikush tjetër që ka mundur të ketë informacion,”- ka deklaruar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava në RTV Dukagjini.

Naim dhe Liridona Murseli po udhëtonin me makinë bashkë me fëmijët në momentin që u ndaluan nga grabitës të armatosur. Naim Murseli ka rrëfyer se u kanë rrëmbyer portofolat dhe telefonat, kohë gjatë të cilës ka gjetur mundësinë të marrë fëmijët dhe të largohet prej aty. E vetme në makinë ka mbetur Liridona Murseli, e cila është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Cili është rasti i Babis Anagnostopulos?
Piloti Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen, Caroline Crouch dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. Aktrimi i denjë për "Holliwood" i pilotit shkoi deri aty saqë shumë herë e gjenin teksa qante mbi varrin e të shoqes. Por nuk zgjati shumë...

Pas zbulimit të ngjarjes, 38-vjeçari pretendonte se e kishte vrarë të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Hetimet treguan se gjithçka kishte qenë e planifikuar nga piloti, pasi ky i fundit kishte krijuar një lidhje me një tjetër person.
Ngjarja e ndodhur në Glyka Nera u raportua në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe detajet e zbardhura zbuluan dhe tmerrin që kishte përjetuar 20-vjeçarja në momentet e fundit të jetës së saj.

Piloti Babis Anagnostopulos ia kishte mbyllur gojën vajzës me copa pëlhure dhe ia kishte shtrënguar gojën në mënyrë që të mos kishte mundësi të bërtiste. Në të njëjtën kohë me gishtin e madh dhe gishtin tregues, grabitësi i bllokoi hundën, duke bërë që vajza të mos merrte dot frymë, duke humbur jetën në mënyrë të dhunshme.
38-vjeçari nuk veproi i vetëm.

Ai kishte një bashkëpunëtor dhe se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzekutimin e Caroline, por ishte "rekrutuar" për të sajuar skenarin e grabitjes dhe për ta ndihmuar të mbulonte krimin.

Ajo që e tradhëtoi Babis Anagnostopoulos ishte ora e tij ‘smart’ që gjatë kohës që supozohet se duhet të ishte i lidhur nga grabitësit, piloti raportohej se kishte bërë mjaft hapa, duke treguar që kishte qenë i lirë dhe në mos autor, ishte bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë.
Të dhënat u morën si prova, bashkë me shkrimet e Caroline që u gjetën në banesë. E reja tregonte totalisht të kundërtën e dashurisë së madhe që rrëfeu piloti fillimisht para autoriteteve. Caroline shkruante se dyshja vazhdimisht ziheshin dhe se ajo donte të ndahej prej tij.
Tashmë Babis Anagnostopoulos është pas hekurave dhe po vuan dënimin.
Por, a ishte piloti grek një inspirim për Naimin nga Kosova? A ka një bashkëpunëtor? Kjo mbetet për tu zbuluar nga hetuesit, pasi rrëfimi fillestar ka ngritur mjaft pikëpyetje.